Bota

Përmbytjet në Indi, mbi 100 viktima

Me dhjetëra të vdekur e mijëra të shpërngulur, shteti jugor indian i Keralas gjendet përballë Musonit më të egër të pothuajse një shekulli. Situata është ekstremisht e vështirë, sipas autoriteteve vendore që thonë se mbi 150.000 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë. Sipas autoriteteve indiane, mbi 100 persona humbën jetën vetëm në 3 ditët e fundit.