Shkon në 400 numri i viktimave nga përmbytjet në Indi. Përmbytjet kanë përfshirë prej ditësh shtetin Indian të Keralas, ku dhjetëra njerëz rezultojnë të zhdukur dhe 1.2 milionë janë strehuar nëpër kampe. Për shkak të ujit të ndotur dhe kushteve të këqija higjienike, autoritetet i frikësohen përhapjes së sëmundjeve.