Lifestyle

Planeti Mars ‘zbret’ në Muzeun e Londrës!

Një instalacion i planetit Mars është shfaqur në sallën historike të Kolegjit Detar Mbretëror në Greenwich, në pjesën lindore të kryeqytetit. I vendosur mes mbretërve dhe perëndive në muralet që datojnë nga shekulli i 18-të, vepra e artit 7 metra rrotullohej ngadalë, duke treguar imazhe me rezolucion të lartë të sipërfaqes së planetit.

Çdo centimetër i instalacionit përfaqëson 10 kilometra të sipërfaqes së planetit. Marsi është planeti i dytë më i vogël në sistemin diellor, i katërti nga Dielli dhe distanca mesatare e tij nga toka është rreth 225 milionë kilometra.

Moderniteti i instalacionit është në kontrast të mprehtë me 3700 metra katrorë të muraleve të stilit barok që zbukurojnë sallën e cila u projektua nga Sir James Thornhill dhe u pikturua midis viteve 1707 dhe 1726. Imazhet tregojnë 200 figura, duke përfshirë mbretër, dhe figura mitologjike. Ky instalacion do të qëndrojë në sallën historike të Kolegjit Detar Mbretëror të Vjetër në Greenwich deri më 20 janar 2025.

Rikujtojmë  se, zbulohet së fundmi një planet ne moshë mjaft të re. Është vetëm 3 mln vjeçar dhe ndodhet në Mjegullnajën e Demit, rreth 430 vite dritë larg nga Toka. Sipas astronomëve mund të etiketohet si planeti më i ri ne moshë i vrojtuar deri më sot, duke patur parasysh që Toka është krijuar rreth 4.5 miliardë vite më parë.

Zbulimi është realizuar falë të dhënave të teleskopit hapësinor Tess të Agjensisë Hapësinore Amerikane, NASA. Metoda e përdorur është rilevimi i luhatjeve të dritës së një ylli, si pasojë e kalimit të një trupi qiellor para saj. Mendohet se planeti ka një yll mëmë dhe atmosfera e tij është e rrethuar nga një shtresë detritesh.