I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Marius Dervishi, apo siç njihet ndryshe si Zeberboki. Ai ka lënë shtëpinë e BBV4 të shtunën, pas 13 ditësh pjesë e lojës. Zebervoki ka folur më shumë për eksperiencën e tij në garë, planet tani që ka dalë, por duke u ndalur dhe tek banorët e tjerë të “Big Brother VIP 4″…
Cilët nga banorët mendon se ka më shumë potencial për ta fituar?
Amberi është më e drejtpërdrejta aty, nëse do i jepte një ritëm më shumë, edhe mundet. Më shumë shoh potencial tek Rozana, Gerta, por dhe Egli nuk përjashtohet. Po më habit Laerti që nuk po aktivizohet siç duhet.