Ndërkohë që Turqia po “lufton” me flakët prej më shumë se 10 ditësh, ka nga ata persona që mendojnë se “fajin” për situatën në të cilën ndodhet vendi e kanë gazetarët dhe operatorët e televizioneve.
Reporteri i Halk Tv, një media lokale në Marmaris İçmeler, u sulmua fizikisht sepse po raportonte rreth zjarreve.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet një person, i cili bërtiti se “ne do t’ju ndalojmë kur flisni keq”, theu një shishe dhe shënjestroi kameramanin e Halk TV në vendin e ngjarjes.
Më vonë, gazetari Gokmen Karadag ndaloi transmetimin dhe u përpoq të parandalonte sulmin ndaj tij dhe operatorit.
Gökmen Karadağ tha: “Sa vjet kam qenë transmetues i drejtpërdrejtë, nuk kam parë një sulm të tillë. Ne transmetuam, nuk bëmë asgjë”.
Halk TV yayınına baskın! "Yanlış konuştuğunuzda engelleriz!"https://t.co/8OJk2c8wo1 pic.twitter.com/zWdEr3fsYG
— T24 (@t24comtr) August 5, 2021
Prokuroria turke ka nisur hetimet për këtë incident.