Aktualitet

Po transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinjtë!

Policia ka goditur një tjetërrast të trafikut të emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ndërsa ka vënë në pranga dy persona.

Në pranga u vunë shtetasit A. M, 24 vjeç dhe I. V, 22 vjeç, të dy banues në Kukës, pasi u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm. Dy të rinjtë u ndaluan në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kasharit”.

Sipas policisë, ata dyshohet se iu kanë marrë emigrantëve nga 2700 euro me premtimin se do t’i transportonin në Francë.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Relay 6”.

U kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohen se iu kanë marrë emigrantëve, nga 2700 euro, me premtimin se do t’i transportonin në Francë.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 celularë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, goditën një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasit:

-A. M., 24 vjeç dhe I. V., 22 vjeç, banues në Kukës.

Këta 2 shtetas janë kapur në flagrance nga sherbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kasharit” duke transportuar me një automjet, 5 emigrantë, të cilëve kundrejt pagesës 2700 euro secili, iu kishte premtuar transportimin me destinacion final shtetin Francez.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.