Aktualitet

Policia me “dorë të hekurt” ndaj shkelësve, 7800 gjoba për një javë

Policia vepron me dorë të hekurt ndaj shkelësve të qarkullimit rrugor. Mbi 7.800 drejtues automjetesh janë gjobitur vetëm gjatë fundjavës për parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjeteve dhe mospërdorim të kaskave mbrojtëse për ata që ngasin motorë. Janë arrestuar në flagrancë 21 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur e 37 të tjerë për mungesë të lejes së drejtimit.