Gossip Showbiz

Princ Harry i përgjigjet Donald Trump? “Karakteri të dobët moral në botë…”

Princi Harry ka bërë një koment të paqartë pas kritika që mori nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili sulmoi gruan e tij, Meghan Markle.

Komenti i Trump-it erdhi pas një deklarate të tij, ku përjashtoi mundësinë e deportimit të Dukës së Sussex-it nga SHBA, duke përmendur përdorimin e drogës nga Harry në të kaluarën.

Megjithatë, ai e fokusohoi kritikën te Meghan, duke e quajtur atë “të tmerrshme” dhe duke sugjeruar se Harry kishte “mjaft probleme” me të, për të shtuar më pas se nuk do ta dëbonte.

Ndërkohë, gjatë hapjes së Lojërave Invictus në Vancouver, Kanada, princi Harry përdori një fjalim që mund të interpretohet si një reagim të nënkuptuar ndaj komentit të Trump-it.

Ai foli për vlerat e karakterit dhe përkushtimin e njerëzve të pranishëm, duke theksuar se “guximi, qëndrueshmëria dhe humanizmi” janë të nevojshme për të udhëhequr botën përpara, dhe se këto vlera janë shumë të rëndësishme, sidomos në kohë krizash dhe pasigurie.

Duke qenë në një moment ku nuk ka mungesë krizash, pasigurie apo karakteri të dobët moral në botë, vlerat që përfaqësoni, mënyra si e mbani veten – jo vetëm në Lojërat Invictus, por çdo ditë – guximi, qëndrueshmëria dhe humanizmi juaj ndriçojnë një rrugë përpara për të gjithë ne

Ky mesazh mund të interpretohet si një përgjigje ndaj kritikave të Trump-it, duke theksuar rëndësinë e integritetit dhe qëndrueshmërisë morale.