I ftuar në emisionin “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin ka qenë doktori i njohur Altin Veshti, i cili ka analizuar me detaje gjithçka rreth kujdesit që ne duhet të kemi për të pasur një zemër të shëndetshme dhe jo vetëm kaq…
Prof. Dr. Altin Veshti një prej emblemave të kardiokirurgjisë në vendin tonë, është një mjek i cili punon në të gjithë botën por zgjedh të qëndrojë në Shqipëri duke dhënë kontributin e tij në fushën e kardiokirurgjisë. Në lidhje me përmirësimin e kardiokirurgjisë në vend doktori shpjegoi se kemi përparime dhe se së shpejti shumë materiale të reja nga më të fundit do të jenë në QSUT.
Unë mund të them se çdo vit është përmirësuar kardiokirurgjia. Unë mund të them se për dy vjeçarin e ardhshëm, kërkesa që unë kam bërë për materiale, të cilat nuk janë futur asnjëherë në Shqipëri. Janë të gjitha të reja, do të vijnë valvula të nivelit shumë të lartë, proteza dhe tuba që zëvëndësojnë aortën. Dhe shumë e shumë materiale të reja, për të cilat unë jam shumë i gëzuar që jam unë që i kam kërkuar dhe do të futen në QSUT për popullin shqiptar.
Ai theksoi gjithashtu se:
Unë kur bëj një kirurgji mendoj prindërit e mi çfarë do të bënin aty. Kështu mendoj për të gjithë, pra dhe fëmijët e mi çfarë do të bënin aty. Prandaj e jap me shpirt dhe mendoj me zemër këtë gjë.