Aktualitet

Prokurori Arben Dollapaj rikonfirmohet në detyrë

 

Prokurori i Apelit në Shkodër, Arben Dollapaj, kaloi me sukses Vetting-un. Në seancën e sotme ku ishte i pranishëm, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, vendosi konfirmimin e tij në detyrë. Pasuria e Prokurorit rezultoi e justifikuar. Edhe raporti mbi pastërtinë e figurës, i ofruar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ishte pozitiv për Dollapajn. Me karrierë 25 vjeçare, ai ka patur në shqyrtim dosje të mëdha përfshirë “Gërdecin” apo “Bandën e Lushnjes”.