Bota

Prokurori Mueller kërkon 6 muaj burg për ish ndihmësin e fushatës së Trump

Prokurori i posaçëm Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, në SHBA, kërkoi dënim me burg për ish ndihmësin e fushatës së Trump, George Papadopoulos. Ky i fundit u deklarua fajtor në tetor, pasi u vërtetua se kishte gënjyer agjentët e FBI, ndërsa për dënimin që pritet të jepet më 7 Shtator, Mueller ka kërkuar 6 muaj burg.