416 protestues dhe 24 policë u plagosën në protestat anti-qeveritare të një nate më parë në kryeqytetin rumun Bukuresht. Për të shpërndarë turmën, policia përdori gaz lotsjellës, spraj djegës dhe hedhëse uji. Manifestime janë paralajmëruar dhe për sot në disa qytete kryesore të Rumanisë, për të kërkuar dorëheqjen e Qeverisë, të cilën protestuesit e akuzojnë për korrupsion. Ndërkaq, Presidenti Klaus Iohannis dënoi ndërhyrjen e dhunshme të policisë.