Bota

Protestat e dhunshme në Rumani, BE thirret në detyrë për garantimin e “sundimit të ligjit”

Autoritetet e Bashkimit Europian po përballen me thirrjet për të mbrojtur sundimin e ligjit në Rumani. Apeli vjen një javë pasi mbi 400 persona mbetën të plagosur nga dhuna policore në protestat masive kundër korrupsionit dhe ndryshimeve në sistemin e drejtësisë. Bashkëdrejtuesit e grupit të “Të gjelbërve” në Parlamentin Europian i bën thirrje Komisionit të nisë mekanizmin e tij të sundimit të ligjit, i cili është zbatuar kundër Polonisë dhe është diskutuar edhe për Hungarinë.