Rajoni

Protestë në Kosovë, kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit Lumezi

Në Prishtinë sot zhvillohet një protestë ku do të kërkohet dorëheqja e Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi dhe fillimi i procesit të Vetingut në drejtësi. Tubimi është parashikuar të ndodhë në orën 18:00 te Sheshi “Zahir Pajaziti” me destinacion marshimi drejt zyrës së Kryeprokurorit dhe Kryeministrit. Qytetarët e Kosovës janë te revoltuar me nivelin e lartë të korrupsionit dhe mosverprimin e organit të akuzës.