Pak ditë larg finales së “Big Brother VIP Albania 4”, atmosfera brenda shtëpisë u ndez edhe më shumë nga një provë e pazakontë dhe tejet emocionale.
Vëllai i Madh u kërkoi katër finalistëve që të jepnin opinionet e tyre për njëri-tjetrin dhe të shpjegonin pse, sipas tyre, konkurrentët e tjerë nuk e meritojnë fitoren.
Egli, e cila është komentuar gjatë për lidhjen e krijuar me Gjestin brenda shtëpisë, zgjodhi të shprehet me sinqeritet dhe kritika të drejtpërdrejta për të.
Ajo vuri në dukje se sjellja e Gjestit nuk ka qenë gjithmonë e qëndrueshme dhe se fjalët shpesh nuk kanë përputhur me veprimet e tij.
Kontraditat që ka pasur nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve, absolutisht
Ajo theksoi gjithashtu mungesën e pjekurisë emocionale dhe pamundësinë për të kuptuar ndjenjat e të tjerëve, duke shtuar se kjo ka krijuar pasiguri tek njerëzit që kanë qenë afër tij.
Papjekuria emocionale për të kuptuar ndjesitë njerëzore, ndoshta nevoja për të qenë afër dikujt, por mohimi i dikujt njëkohësisht që krijon një dilemë të madhe te dikush tjetër
Egli kritikoi gjithashtu mënyrën se si Gjest ka komunikuar me disa prej vajzave në shtëpi, duke përmendur përdorimin e epiteteve të papërshtatshme, edhe në raste kur ato nuk kanë pasur ndonjë qasje erotike ndaj tij.
Sipas saj, qëllimi i tij kryesor ka qenë loja dhe fitorja, shpesh në dëm të ndjeshmërisë dhe respektit ndaj të tjerëve.
Kjo provë solli në pah jo vetëm strategjitë individuale, por edhe ndjenjat dhe tensionet që janë mbledhur gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi.
Finalja pritet të jetë një përballje emocionuese, ku përveç publikut, edhe finalistët do të jenë të vendosur ta japin gjithçka për fitoren.