I ftuar në Top Albania Radio në “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin ka qenë Dr.Panajot Papa. Ai është Doktor i Kirurigjisë Plastike Rikonstruktive dhe Estetike. Papa foli për flokët, mirëmbajtjen e tyre, mbjelljen si dhe shkaqet e rënies së tyre…
Pse na bien flokët?
Mund të ekzistojnë problematika të ndryshme. Flokët bien jo vetëm tek meshkujt por edhe tek femrat. Lidhen edhe me arsye hormonale nëse marrim anën e femrave. Lidhen me problematikat e tiroides. Mund të lidhen me problematika ku çrregullimet e tiroides lidhen automatikisht domethënë me rënien e flokëve. Njëkohësisht kemi edhe problematika të cilat si një keqfurnizim të qimes së flokut, një infeksion i cili mund të infektojë zonën ku lind floku dhe aty shkaktohet një tip plage dhe floku në vetvete bie, mund të ndodhë edhe tek meshkujt edhe tek femrat. Kjo është pjesa më mjekësore.
Doktori shtoi se:
Sigurisht stresi mund të jetë një nga faktorët mund të themi dhe pastaj ekzistojnë edhe faktorët gjenetikë.
Kur Ilvi e pyeti nëse mungesa e vitaminave influencon në rënien e flokëve Dr. Panajot Papa u përgjigj duke thënë se:
Patjetër që po. Biotina është vitamina më e rëndësishme për sa i përket ndihmës që i jep flokut tonë.