Bota

Publikohet identiteti i 4 rusëve të arrestuar nga FBI-ja për mashtrim e pastrim të parave

Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikon identitetet e 4 rusëve të arrestuar nga FBI-ja në Nju Jork, për mashtrim e pastrim të parave. Ata janë Kirill Dedusev, Aleksei Livadny, Nikolai Tupikin dhe Stanislav Lisitsky, të prangosur javën e kaluar. Pjesë e tij janë dhe qytetarë nga Gjeorgjia, Azerbajxhani, Kazakistani, Letonia, Ukraina, Amerika e Turqia. Të dyshuarit bënin reklama të rreme për të shitur automjete dhe pasi klientët paguanin paradhënie, zhdukeshin. Nëse dënohen, rrezikojnë nga 20 deri në 30 vjet burg.