I ftuar në studion e “Live From Tirana” së bashku me Ronaldo Sharkën, ka qenë teologu Miron Çako. Ai ka folur më shumë mbi deklaratën virale të Jozit në “Big Brother VIP 4”, ku tha se e kishte pushtuar shejtani pas disa situatave dhe fjalëve të thëna në shtëpi. Por Mironi u ndal dhe tek vetë fenomeni i ‘posedimit të djallit’…
Si ndodh ky ‘pushtim’?
Ky posedimi ndodh kur ke bërë një krim të rëndë, apo mëkat. Por asnjëherë nuk duhet t’ia vëmë fajin djallit. Ndonjëherë ne bëhemi më të këqinj se djalli. Ai na tundon, por ne e kemi vetë në dorë. Duhet të kemi kujdes edhe kur bëjmë shaka me të. Sa herë që e kujtojmë, ai të vjen. Por më pas varet se sa ne i pranojmë ata.
Ku mund të kërkojnë ndihmë këta persona që janë të pushtuar?
Këta persona kanë nevojë për psikiatër, për psikolog, ose për prift. Forcat demoniake i largon fuqia e Zotit. Bëhet ajo që quhet ekzorcizëm, bëhen disa lutje dhe largohet fuqia demoniake. Sot janë shtuar raste të tilla sepse njerëzit i rrinë larg Zotit, kanë humbur besimin dhe i janë drejtuar mëkateve.
Si ta kuptojmë që ne apo ndonjë i afërm është pushtuar nga djalli?
E shikojmë në aspektin personal, se mund të jemi ne ose një i afërm. Nëse kemi një mendim të dyjëzuar konsistent, një mendim që të është ngulur dhe nuk e heq dot, atëherë duhet të shqetësohemi. Nëse një i afërm është shumë mirë, pastsaj bie në melankoli apo agresivitet, pra gjeste që bien ndesh me një veprim të logjikshëm, duhet të shqetësohemi. Kjo ndodh me të rriturit, por dhe me fëmijët. Një problem sot është kur njerëzit nuk hapen, nuk flasin me të tjerët. Duke u mbyllur në vetvete i jep të drejta djallit që ta posedojë më tepër. Njerëzit që hapen kanë më shumë probabilitet që të shpëtohen.
Si duken në fytyrë këta persona?
Shikimi është agresiv, nuk është i qetë, fytyra deformohet, nxihet. Nuk të jep paqe, por del dhe si diçka e zymtë. Lë një gjendje jo të mirë. Sepse njeriu është si mbartës virusi dhe ta transmeton. E mbartin djallin dhe ta transmetojnë.