Live From Tirana Music

Qëllimi i Shkodrës Elektronike: “Të rikthejmë këngët e bukura shqiptare tek dëgjuesit e rinj…”

Të ftuar në “Live From Tirana” me Edea Demaliaj, kanë qenë grupi Shkodra Elektonike, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca. Me këngën e tyre “Zjerm”, ata përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në Eurovision 2025 dhe fituan zemrat e gjithë publikut. Shkodra Elektronike erdhën me një rrëfim të sinqertë mbi ndjesitë e tyre, emocionet, por dhe shumë detaje të tjera të pathëna…

A ka qenë qëllimi juaj që me muzikën tuaj të riktheni folklorin shqiptar edhe tek brezat e rinj?

Beatriçe: Ai është koncepti i Shkodrës Elektronike. Ne na ka lidhur të dy një këngë, dashuria që kemi për këngët shkodrane e pastaj kemi zbuluar dhe këngë të tjera shqiptare. Kur kemi filluar, koncepti ka qenë që të rikthejmë këto këngë kaq të bukura, që nuk njihen shumë jashtë Shqipërisë. Pak njerëz i njohin këngët shkodrane. Pastaj kombinimi me muzikën elektronike, i tërheq njerëzve të rinj. Dëgjuesit janë dhe më të rinj se ne (qesh).

Kola: Kjo është Shkodra Elektronike.