Aktualitet Bota

Qëllohet për vdekje me armë zjarri reperi i njohur Trouble!

Reperi nga Atlanta, Trouble, i njohur për bashkëpunimet e tij me Drake, The Weeknd e të tjerë, është qëlluar me armë zjarri, si pasojë e të cilës ka humbur edhe jetën. Gjithçka ka ndodhur mëngjesin e të dielës në një apartament në periferi të Atlantas, ku më herët është mbajtur një festë.

Mariel Semonte Orr, emri i vërtetë i reperit ka qenë me një grua të paidentifikuar kur autori, njëherësh person i afërt me gruan e përmendur, hyri dhe e qëlloi reperin me armë zjarri në gjoks. Ai u transportua në spital nga ekipet emergjente, ku më pas ndërroi jetë. Hetuesit e qarkut Rockdale kanë bërë të ditur se kanë marrë një urdhër për arrestimin e Jamichael Jones me akuzat për vrasje, hyrje me dhunë në shtëpi dhe sulm të rëndë, por ai është ende në kërkim.

Dorasi dhe viktima thuhet se nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Rikujtojmë, se Trouble debutoi në skenën e repit në vitin 2011 me hitin “December 17th”, ndërsa në vitin 2018 publikoi albumin e tij kryesor, “Edgewood”, ku përfshihen emra botërorë, si Drake, The Weeknd, Offset, Fetty Wap dhe të tjerë. Shumë yje ndërkombëtar u pikëlluan nga lajmi për vdekjen e tij, kurse reperi i njohur Drake postoi një fotografi në Instagramin e tij për të shprehur ngushëllime.