Gossip Showbiz

“Qëndronim 18 orë vetëm…” Granit Xhaka rrëfen fëmijërinë e vështirë!

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka ndarë një rrëfim prekës për fëmijërinë e tij, duke zbuluar sakrificat e mëdha të prindërve dhe sfidat që ka përballuar që në një moshë shumë të hershme.

Në një intervistë për Premier League, ai tregoi se një nga momentet më të vështira ishte fakti që ai dhe vëllai i tij kalonin deri në 18 orë vetëm në shtëpi, për shkak të punës së pandërprerë të prindërve.

Kam qenë lider që në moshën katërvjeçare. Prindërit e mi punonin gjithë ditën dhe bënin edhe punë shtesë që ne të kishim kushte më të mira. Kishte ditë kur qëndronim vetëm në shtëpi për 18 orë

-u shpreh ai.

Xhaka zbuloi se, edhe pse ishte vetëm 4 vjeç, mbante përgjegjësi të mëdha, madje kishte edhe çelësin e shtëpisë, ndërsa vëllai i tij ishte vetëm një vit më i madh.

Duke e krahasuar atë periudhë me jetën e tij sot si prind, futbollisti theksoi se një situatë e tillë është e paimagjinueshme për fëmijët e tij.

Sot jam baba dhe nuk mund ta mendoj që vajzat e mia, katër dhe gjashtë vjeç, të qëndrojnë vetëm për kaq gjatë. Por kjo ishte jeta jonë atëherë

-tha ai.

Aktualisht, Granit Xhaka vazhdon të jetë një nga lojtarët kyç në Premier League, duke kontribuar me paraqitje të qëndrueshme dhe rol lideri në skuadrën e tij.