Showbiz

Rabea, bashkëshortja e Mirit shuan zërat: “Vajza ime nuk e ka sharë kurrë Selin, më vjen turp kur dëgjoj…”

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit. Ajo ka folur më shumë lidhur me lojën e tij në “Big Brother VIP 5”, por po ashtu ka sqaruar dhe disa keqkuptime që kanë qarkulluar në media

Vajza e Dr Florit ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” dhe ka folur shumë për Mirin dhe Landin dhe mbështetjen që merr prej tyre. Si e pe atë intervistë?

Jemi lidhur shumë me familjen e Dr Florit. E duam shumë fort dhe e mbështesim gjithmonë. Fatkeqësisht këtu në Shqipëri nuk ke shumë mbështetje nga shteti kur je një nënë e vetme me fëmijë, aq më tepër kur ke një fëmijë me aftësi të kufizuara. Ne e bëjmë të domosdoshme që ajo ta ketë sa më të lehtë jetën. E mbështesim dhe do ta mbështesim gjithmonë sa të kemi mundësi.

Rabea Shahini u ndal për të sqaruar dhe disa lajme të pavërteta që kanë qarkulluar në rrjete sociale:

E kam lexuar që kanë thënë sikur vajza ime kishte thënë një fjalë për Selin, që nuk dua ta përmend. Ne jemi një familje me shumë edukatë, jemi me dinjitet, nuk shajmë askënd, nuk ulemi në këtë nivel. Nuk kemi sharë asnjë. Më vjen shumë keq dhe turp që ta dëgjoj kur njerëzit thonë të tilla gënjeshtra. E kam edukuar vajzën që të mos flasë keq, është fëmijë akoma. Më vjen keq kur përmenden familjarët.