Turqia reagoi pas raketës së dytë iraniane të kapur në hapësirën e saj ajrore.
Ndërsa priste një reagim nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, Ministri i Komunikacionit Burhanettin Duran foli në emër të qeverisë.
“Një tjetër raketë e lëshuar nga Irani u kapur mbi hapësirën tonë ajrore dhe u neutralizua nga sistemet mbrojtëse të NATO-s. Mbrojtja jonë e kufijve dhe hapësirës ajrore është në nivelin më të lartë. Ne duam të parandalojmë përhapjen e mëtejshme të konfliktit. Ne e paralajmërojmë edhe një herë Iranin, në veçanti, dhe të gjitha palët, që të shmangin veprimet që mund të rrezikojnë sigurinë e rajonit dhe të civilëve”, deklaroi Duran.
Një raketë balistike e lëshuar nga Irani është shkatërruar në hapësirën ajrore turke, sipas ministrisë turke të Mbrojtjes.
Raketa u shkatërrua nga mbrojtjet e NATO-s me bazë në Mesdheun lindor, thuhet në deklaratë, duke shtuar se fragmente municionesh ranë në fusha të zbrazëta në Gaziantep, në Turqinë juglindore.
“Ne theksojmë edhe një herë se të gjitha hapat e nevojshëm do të ndërmerren me vendosmëri dhe pa hezitim kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë”, tha ministria e mbrojtjes.
Është incidenti i dytë i tillë i raportuar brenda një jave, Ankaraja tha se sistemet mbrojtëse të NATO-s rrëzuan një raketë balistike ndërsa ajo po shkonte drejt hapësirës ajrore turke të enjten. Teherani mohoi se e kishte lëshuar raketën.
Incidenti “serioz” e shtyu shefin e NATO-s Mark Rutte të thoshte se Neni 5 nuk ishte në tryezë.