Politikë

Rama fton Bashën për bashkëpunim, i prerë për jo kryedemokrati

Kryeministri Rama ftoi liderin e opozitës për bashkëpunim në shtator, por përgjigja e Lulzim Bashës ishte e menjëhershme dhe e prerë. Kreu i PD, me anë të një postimi në “Twitter”, shkruan se kurrë nuk do të bënte një koalicion me Edi Ramën. Ai thotë se detyra e tij është vetëm largimi i Kreut të Qeverisë dhe politikanëve të korruptuar nga pushteti.