Italia do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Dekarata vjen nga kryeministri italian Mario Draghi në konferencën e përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.
Nuk ka nevojë për fjalë, bashkësia shqiptare në Itali është shumë e gjerë. Studentët shqiptarë janë të shumtë. Sipërmarrjet italine në Shqipëri janë po ashtu shumë, edhe në këtë sektor jemi pranë. Bashkëpunimi me Shqipërinë, zhvillohet edhe në turizëm e shërbime Italia është pranë në cdo gjë Shqipërisë. Është e rëndësishmë për stabilitetin në Ballkan. Edhe bashkëpunimi sa i përket gjyqësori ecën shumë mirë. ka nisma të ndryshme mbi të cilat të dy vendet do të punojnë, u shpreh Draghi.
Kryeministri Edi Rama, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa u shpreh diskutuan mbi format e mënyrat për të thelluar më tej këtë bashkëpunim.
Si gjithmonë është një nder të jem në këtë pallat, po këtë herë nuk është vetëm një nder, por edhe një privilegj që takoj Mario Draghin. Dua ta falënderoj, është një mundësi për të mësuar dhe diskutuar jo vetëm gjërat e tashme por edhe për të projektuar drejt së ardhmes. Folëm edhe për integrimin europian që të çelim një korsi më të shpejtë, që të mund të integrohen sistemet universitare europiane me ato te Ballkanit. Apo sistemet e bujqësisë, inovacionit e të tjera, pa harruar tranzicionin ekologjik. Është një sfidë e përbashkët. S’ka pse të ketë dy korsi të ndara. Çfarë do që të ndodhë në Ballkan si në të mirë edhe në të keq ka një ndikim të menjëhershme në Europë. Është e vetmja me një kufi të jashtëm e të brendshëm. Mund t’i kërkoj edhe një përshpejtim të njohjes së pensioneve. Folëm sic e tha edhe kryeministri për sigurinë dhe për drejtësinë dhe këtu mendoj se kemi mundësi të mira për të zhvilluar projekte që tu drejtohen më shumë të rinjve për një edukim e arsimim me cilësi të lartë, tha Rama.
Më tej, kryeministri shtoi se veto e vendosur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut është një dëm kolateral për Shqipërinë. Sipas tij, Holanda dhe Franca po punojnë për ta hequr.
Mes Shqipërisë dhe BE nuk varet as nga Shqipëria dhe as Maqedonisë së Veriut. Ka një veto në këtë rast, Shqipëria është dëmi më kolateral. Për ne nuk është e rëndësishme të kemi apo jo një datë, por e rëndësishme është që të jemi në lartësinë e duhur dhe BE të mbajë fjalën sepse ne prej dy vitesh duhet ta kishim filluar këtë proces. Nëse kjo nuk ndodh, i përket BE të marrë përsipër përgjegjësinë. Ne kemi bërë detyrat tona jo për BE, por për veten tonë. Çdo çast ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezë. Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonisë së Veriut është e vështirë. Do të presim presidentin e ri bullgar, do të shohim se çfarë qëndrimi do të mbajë shteti bullgar dhe do të shohim se deri ku do të arrijë efekti i të gjitha presioneve që është bërë në nivele të ndryshme. Është dhe Franca dhe Holanda që po shtyjnë Bullgarinë që ta heqi veton e saj, përfundoi Rama.