Aktualitet

Rama në Spanjë, pritet në Pallatin Mbretëror nga Mbreti Filipe VI! Kongresi Botëror i Ligjit 2027 sjell në Tiranë 3 mijë juristë …

Kryeministri Edi Rama është pritur sot paradite nga Mbreti Felipe VI, në Pallatin Mbretëror Zarzuela në Madrid të Spanjës.

Kreu i qeverisë ka ndarë disa foto në rrjetet sociale nga takimi i organizuar nga mbreti Felipe VI për nder të Shqipërisë me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota.

Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës”, shkruan kreu i qeverisë

Kryeministri është i ftuar në ceremoninë e dhënies së Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”, një çmim prestigjioz ndërkombëtar që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.

Kryeministri Edi Rama shoqërohet në takim nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, Entela Gjika.

Rama ka ndarë edhe një video në rrjetet sociale, ku shihet momenti teksa takohet me Mbretin Felipe VI.

‘Madrid, Pallati Mbretëror Zarzuela. Takimi me Mbretin Felipe VI’, shkruan ai.
Në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme, marrëveshja Kongresi Botëror i Ligjit Shqipëri 2027 (World Law Congress Albania 2027).

Ky Kongres, mbahet pas 2 vitesh në Tiranë, mbledh së bashku juristë, gjyqtarë, avokatë e akademikë nga mbarë bota. Për kryeministrin Rama, ky është sinjal që komuniteti ndërkombëtar kërkon të njohë demokracinë dhe drejtësinë tonë. Në mbledhjen e këshillit të ministrave të 29 janarit 2025 u akordua fondi 150 milionë lekë për këtë aktivitet.