Aktualitet

Rama: Pas 5 qershorit paratë në llogari, edhe nëse punëdhënësi nuk aplikon

Kryeministri Edi Rama bëri një paralajmërim të fortë për disa punëdhënës. Janë më shumë se 109 mijë e 664 punonjës që përfitojnë mbështetjen e Qeverisë Shqiptare prej 40 mijë lekësh, por që ende nuk e marrin dot këtë shpërblim, sepse ju nuk keni kryer detyrimin tuaj ligjor, duke mos aplikuar në faqen zyrtare të Tatimeve për shpërblimin e tyre! Kjo është e turpshme, përveçse e dënueshme me ligjin në fuqi” shkruan kreu i Qverisë në rrjete sociale. Rama tha se punëdhënësit kanë afat deri më 5 qershor, pra edhe një javë kohë për të plotësuar online, formularin me të dhënat e punonjësve. “Në të kundërt punonjësve do t’u hidhen nga shteti paratë në llogari, ndërsa sipërmarrësit do të penalizohen” – tha Kryeministri i vendit.