Kryeministri Edi Rama prezantoi sot prefektin Gentjan Llatja, si kandidatin për Bashkinë e Elbasanit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ai u shpreh i bindur se më 30 qershor, Partia Socialiste do të fitojë të gjitha bashkitë: “Të jeni të sigurt që Ajaksi mund të dalë kampion Evrope, por kampion këtu ka qenë dhe do të mbetet Partia Socialiste. Ajaksi mund ta marrë kupën e kampioneve dhe mund ta meritojë, por bashkitë e Shqipërisë do i drejtojë Partia Socialiste nga Kukësi deri në Skrapar, nga Shkodra deri në Sarandë, nga Durrësi deri në Korçë. Të gjitha do t’i marrim, sepse kudo do bëjmë më shumë për njerëzit”, tha Rama.