Edi Rama i përgjigjet Lulzim Bashës për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas të cilit “Shqipëria është vend i vështirë për të bërë biznes”. Në “Facebook”, Kryeministri shkruan: “Selia e Përkthimeve të Gabuara e di raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për 170 vende, ferman kundër qeverisë. Do luftë kundër korrupsionit e lufton Vetting-un. Do pushtetin e thotë kur ishim më keq ishim më mirë”. “Po do s’do ajo seli, plagët po luftohen sot si kurrë më parë”, – thekson Rama. Më herët gjatë ditës, Kryedemokrati akuzoi Kryeministrin se bashkë me një grup oligarkësh po plaçkisin e shkatërrojnë ekonominë shqiptare.