Aktualitet

Rama: “Vetting-u pastron llumin e mbështjellë me togën e zezë”

Pas zv.ministrave të Drejtësisë e të Brendshëm, edhe Kryeministri Rama, reagoi sot lidhur me vendimin e gjyqtares së Vlorës, Herila Çela për të lënë në “arrest shtëpie”, një të arrestuar për herë të dytë, që qarkullonte me armë. Në “Facebook”, shefi i Qeverisë ka postuar një pjesë të deklaratës së numrit dy të dikasterit të Drejtësisë, Toni Gogu, ku theksohet se “Vetting-u po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve. Vetting-u mund e duhet ta pastrojë deri në fund llumin e mbështjellë me togën e zezë”.