Bota

Rebelët huthi në Jemen mirëpresin hetimin e OKB-së për sulmet ajrore

Grupi i rebelëve Huthi në Jemen përshëndeti sot thirrjen e Kombeve të Bashkuara për hetim të pavarur të sulmeve ajrore. Bombardimet e koalicionit të udhëhequr nga sauditët shkaktuan dhjetëra viktima, mes tyre disa fëmijë që udhëtonin me autobus. Koalicioni, i cili mbështet Qeverinë e Jemenit në luftë kundër rebelëve huthi, akuzoi këta të fundit për përdorim të fëmijëve si mburoja.