Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Redon Berani, ka shprehur publikisht pëlqimin e tij për Egli Takon, një tjetër banore e këtij edicioni.
Gjatë një deklarate në emisionin “Se luan topi”, Redoni theksoi se ka një simpati të madhe për Eglin dhe se e mbështet në çdo hap të saj.
Unë e kam një simpati për atë femër
– u shpreh Redoni, por komentet e tij të plota për Egli Takon do të bëhen të njohura nesër.
Kjo deklaratë erdhi pas një periudhe spekulimesh nga fansat, të cilët kishin ngritur dyshime mbi marrëdhënien mes të dyve, pas afrimitetit që ata kishin shfaqur gjatë kohës që ishin pjesë e “BBVA”. Ndjekësit e programit kishin vënë re momentet e ngrohta mes tyre, duke e bërë marrëdhënien një temë diskutimi në rrjetet sociale.