Ligjvënësit e Republikës Srpska kërkojnë revokimin e një raporti të 14 vjetëve më parë, që konkludon se “Forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8 mijë burra e djem myslimanë në Srebrenicë”. Sipas tyre, shifra u ekzagjerua dhe nuk janë përfshirë viktimat serbe. Parlamenti rajonal kërkon të formohet një komision i ri ndërkombëtar, i pavarur, për të përcaktuar humbjet në njerëz. Por, ambasadat e Shteteve të Bashkuara e të Bashkimit Europian në Bosnje, reaguan duke hedhur poshtë çdo mohim, relativizim apo keqinterpretim të genocidit në Srebrenicë.