Rita Ora ka tërhequr gjithë vëmendjen në rrjetet sociale pasi publikoi disa fotografi shumë provokuese në Instagram.
Këngëtarja 35-vjeçare ndau me ndjekësit disa pamje nga prapaskenat e një fotosesioni për revistën “Crash Magazine”, si edhe momente nga dhoma e zhveshjes gjatë pjesëmarrjes së saj në “Australian Grand Prix”.
Në një nga look-et që mori më shumë vëmendje, artistja u shfaq me një veshje shumë minimale, një reçipetë të krijuar nga një zinxhir i hollë dhe kapele feste, të kombinuara me të brendshme të ngjashme. Ajo e kompletoi paraqitjen me një paruke të madhe të kuqe, duke vënë në pah format e saj.
Në një tjetër foto, këngëtarja e hitit “Anywhere” pozoi me një stil më glam, duke mbajtur një paruke të kuqe dhe një reçipetë lëkure, ndërsa shfaqej përpara kamerës me një pamje sensuale.
Rita e shoqëroi postimin me një mesazh motivues për muzikën dhe energjinë që dëshiron të përcjellë te publiku.
Më pëlqen të krijoj muzikë që i bën njerëzit të ndihen më të sigurt dhe i frymëzon të jenë versioni më i ndritshëm i vetes së tyre
-shkroi ajo.
Artistja gjithashtu performoi në “Australian Grand Prix”, ku u shfaq në skenë me të brendshme dhe çorape transparente, duke dhënë një performancë shumë të guximshme.

Së fundmi, Rita Ora ka folur edhe për jetën e saj personale dhe martesën me regjisorin Taika Waititi. Ajo ka treguar se roli i njerkës për dy vajzat e tij ka qenë një përvojë që i ka ndryshuar perspektivën për jetën.
Çifti u martua në një ceremoni sekrete në vitin 2022 në Los Angeles, ndërsa lidhja e tyre nisi në vitin 2021 pas disa vitesh miqësie të ngushtë.
Rita ka theksuar se pikërisht kjo miqësi është baza e fortë e marrëdhënies së tyre romantike.