Bota

Rohani dënon “luftën psikologjike” të SHBA-së

Presidenti Iranian dënon atë që e cilëson “Luftë psikologjike amerikane, e cila synon nxitjen e ndasive mes iranianëve”. Reagimi i Hassan Rohanit pason hyrjen në fuqi të sanksioneve të Amerikës ndaj Republikës Islamike, tashmë që Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga Marrëveshja Bërthamore e 2015-ës.  Sanksionet prekin një mori sektorësh. Në shënjestër pritet të vihet dhe tregtia e naftës. Bashkimi Europian u zotua të mbrojë kompanitë që bëjnë biznes të ligjshëm.