Gossip Showbiz

Shkëlqen në Milano, por habit me rrëfimin personal? Kendall Jenner thyen “traditën K” të familjes?!

Kendall Jenner mori gjithë vëmendjen në festën ndërkombëtare “Power Of You” gjatë Javës së Modës në Milano, ku u shfaq mahnitëse me një fustan të argjendtë me xixa nga Reine, me vlerë rreth 700 paund.

Modelja 30-vjeçare dukej në super formë, ndërsa veshjen që i theksonte linjat e kombinoi me taka metalike elegante dhe vathë me diamante, duke krijuar një paraqitje glamuroze që nuk kaloi pa u komentuar.

E entuziazmuar për mbrëmjen speciale, ajo ndau me 284 milionë ndjekësit e saj në Instagram një foto spontane nga ashensori, si dhe një video teksa pozonte përpara eventit, raportoi Daily Mail.

Me flokët brune të lëshuara pas shpine, Kendall realizoi poza tipike modelingu që theksuan elegancën dhe vetëbesimin e saj.

Gjatë ditës, ajo ishte gjithashtu në rreshtin e parë të sfilatës së Giorgio Armani, e veshur me një fustan të zi midi, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një nga figurat më të rëndësishme të pasarelave milaneze.

Java e Modës në Milano për sezonin Vjeshtë/Dimër 2026-2027 po zhvillohet nga e marta deri të hënën e ardhshme dhe përfshin mbi 54 sfilata. Jenner mbetet një emër kyç në këtë event, pasi ka sfiluar për marka si Prada, Fendi, Versace dhe madje ka mbyllur sfilatën e Dolce & Gabbana.

Megjithatë, përveç modës, Kendall surprizoi edhe me një rrëfim personal në podkastin In Your Dreams With Owen Thiele. Ajo zbuloi se ka një listë sekrete me emra për fëmijët e saj të ardhshëm, por theksoi qartë se nuk do të ndjekë traditën e famshme familjare me shkronjën “K”.

Jo, zemër. Absolutisht jo

-u përgjigj ajo, duke shtuar se preferon emra unikë, por jo të ekzagjeruar, një deklaratë që me siguri do të ndezë diskutime mes fansave të klanit Kardashian-Jenner.