Bota

Ronaldo, Modriç dhe Salah për “Futbollistit më të mirë të vitit”

Cristiano Ronaldo, Luka Modriç dhe Mohamed Salah do të diskutojnë mes tyre çmimin e “Futbollistit më të mirë të vitit” nga UEFA. Tri kandidaturat e pritshme u përzgjodhën nga një komision i përbërë nga 80 trajnerët e Champions League dhe Europa League, si dhe 55 gazetarë të federatave anëtare të UEFA-s. Çmimi do të zbulohet në një ceremoni, që do të zhvillohet më 30 gusht në Principatën e Monakos.