Këngëtarja shumë e dashur e publikut Ronela Hajati është ndër të vetmet që çdo gjë e thotë pa doreza dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë e kjo jo pa arsye. Sot zbuluam se ylli i muzikës shqiptare do të marrë një tjetër drejtim në karrierën e saj që nuk ka lidhje fare me këngën. Ronela është avokatja më e re e Shqipërisë dhe këtë na e tregoi me shumë krenari nëpërmjet një postimi në Insta Story.
Në hapat e parë e të qenit një avokate e suksesshme, këngëtarja na shfaqi licensën e saj i asisistente avokate. “Po të keni ndonjë hall apo ndonjë problem” -shkruan Ronela me shumë humor në postimin e saj.
Mesa duket ajo ka marrë shembullin e Kim Kardashian e cila gjithashtu nisi studimet për drejtësi. I urojmë Ronelës një rrugëtim sa më të mbarë në profesionin e saj të ri!