Shqipëria, me këngëtaren Ronela Hajati hapi të martën e kaluar mbrëmjen e parë gjysmëfinale të Eurovizion 2022. Me energjinë e saj, potencën vokale dhe ritmet e këngës “Sekret”, Ronela Hajati ndezi skenën, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ajo të merrte votat e publikut për të shkuar në finale.
Duartrokitjet e publikut në sallë ishin të shumta, megjithatë ato nuk ndikuan për të shtuar votat për këngën shqiptare. E teksa shpesh këngëtarja është kritikuar në rrjete sociale lidhur me këngën dhe performancën e saj, por sërish “Sekret” vazhdon të jetë shumë e klikuar dhe kënga të dëgjohet kudo pavarësisht komenteve.
E duket se tanimë Eurovision është një ‘kapitull i mbyllur’ për bukuroshen pasi me anë të një Instastory, ajo ka lajmëruar se tanimë po merret me projektet e reja muzikore dhe se ka filluarme xhirrimet e videoklipeve të verës.
Fillojnë xhirimet e projekteve verore!
Ndaj, nëse menduat se keni dëgjuar mjaftueshëm nga Ronela prisni pasi është vetëm fillimi.
Megjithatë edhe pse kanë kaluar ditë nga përfundimi i ‘Eurovision’, ende në panele dhe studio televizive diskutohet mbi përfaqësimin e Shqipërisë nga Ronela. E teksa para pak ditësh është diskutuar mbi këtë nga disa opinionistë të cilët nuk i kanë kursyer kritikat mbi bukuroshen, kjo e fundit ka zgjedhur të reagojë ashpër me anë të një Instastory.