Aktualitet

Gjirokastër, asnjë masë 6 muaj pas rrëshqitjes së dherave

Gjashtë muaj pas rrëshqitjes masive të dherave situata në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër është e pandryshuar. Pallati 8-katësh është ende i mbuluar nga balta dhe rreziku i çarjeve të mëtejshme. Përveç marrjes së mostrave te tokës në shtratin e rrëshqitjes asnjë masë ndërhyrjeje stabilizuese nuk është ndërmarrë. Banorët e pallatit thonë se jetojnë me frikën e stinës së reshjeve në vjeshtë. Dhjetëra kërkesa të banorëve nuk kanë marrë asnjë përgjigje.