Në vendin tonë, sot ka një rritje të temperaturave duke e ringritur maksimumin në 37 Gradë Celcius e në zona të veçanta, edhe në 38. Sipas meteorologëve, të mërkurën e të enjten pritet rritje e mëtejshme, por jo në të gjithë territorin. Elbasani dhe Cërriku parashikohet ta kalojnë 39 gradëshin, po kështu Kuçova, Palasa, Këlcyra apo Gjirokastra, me rajonin nga Lazarati në Derviçan. Nuk përjashtohen rreshjet e shiut ndonëse do të jenë të izoluara, në zona të larta malore.