Protesta antiqeveritare në Rumani, policia përplaset me protestuesit. 30 deri në 50 mijë vetë morën pjesë në manifestimet masive, që në Bukuresht ishin të tensionuara. Në kryeqytetin rumun, pjesëmarrësit goditën efektivët me shishe e pllaka nga rruga, ndërsa agjentët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës. 100 demonstrues e 10 policë morën dëmtime. Protestuesit akuzojnë Qeverinë për pagat e ulta, shtrirjen e korrupsionit në Rumani dhe se po dobëson sistemin e Drejtësisë.