Bota

Rusia i quan të paligjshme sanksionet amerikane

Në Rusi vazhdojnë reagimet për sanksionet e reja amerikane. Kryeministri Dmitri Medvedev thotë se “Moska do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet në dispozicion”, asaj që e cilëson “Luftë ekonomike”. Uashingtoni akuzon Moskën se shkeli rregullat ndërkombëtare sa i përket përdorimit të agjentit nervor “Noviçok”, në përpjekjen për të helmuar ish-agjentin e dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzën e tij Julia, marsin e kaluar në Sollsbëri të Britanisë.