Bota

“Ryanair” sërish në grevë 24 orëshe

Pilotët e “Ryanair”-it nesër nisin një tjetër grevë 24 orëshe, që përfshin Gjermaninë, Suedinë, Irlandën, Belgjikën e Holandën. 400 fluturime pritet të anulohen, pasi stafi i “Ryanair”-it proteston për pagat dhe kushtet e punës. Vetë kompania thotë se ka bërë gjithçka që të zgjidhë mosmarrëveshjet, ndërsa garanton se 85% e fluturimeve do të kryhen normalisht.