Meghan Markle dhe Princ Harry pritet të udhëtojnë muajin e ardhshëm drejt Australia për një seri aktivitetesh publike që kanë tërhequr vëmendje të madhe në media dhe rrjetet sociale.
Dukesha e Sussex do të jetë e ftuar nderi në një event tre-ditor për gra në Sydney, ku do të mbajë edhe një fjalim gjatë një darke gala.
Çmimet e biletave për këtë event kanë shkaktuar shumë reagime online.
Paketa bazë për pjesëmarrjen në fundjavë kushton rreth 1665 euro dhe përfshin akomodimin në një hotel buzë detit, si dhe pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme si joga, meditimi dhe festa.
Ndërsa paketa VIP, që kushton rreth 1973 euro, u ofron pjesëmarrësve vende në rreshtat e parë gjatë darkës gala dhe mundësinë për të realizuar një foto grupi me Meghan Markle, për të cilën duhet të paguhet rreth 308 euro shtesë për person.
Në media është rikthyer gjithashtu në vëmendje një pretendim nga libri “Courtiers: The Hidden Power Behind the Crown” i gazetarit Valentine Low.
Në libër thuhet se gjatë vizitës së parë të çiftit në Australi në vitin 2018, Meghan ishte shprehur e habitur që nuk paguhej për takimet me publikun.
Gjatë këtij udhëtimi, edhe Princ Harry do të marrë pjesë në aktivitete publike. Ai pritet të mbajë një fjalim në një samit për shëndetin mendor në Melbourne, ku biletat fillojnë nga rreth 1219 euro.
Të ardhurat nga ky event do t’i dhurohen organizatës bamirëse “Lifeline Australia”, e cila merret me mbështetjen dhe parandalimin e krizave të shëndetit mendor.