Aktualitet

Sali Berisha i kundërpërgjigjet Thaçit: Po pastron fytyrën me mbetjet e Beogradit!

Sali Berisha i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit. Në një intervistë për RTV Dukagjini të Kosovës, ish-Kryeministri dhe ish Presidenti i Shqipërisë e cilësoi si të mjerueshëm qëndrimin e Thaçit e thotë se ai kërkon të pastrojë fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Ditë më parë Presidenti Kosovar sulmoi pa emër Berishën për qëndrimet e shkuara të tij kundër UCK-së, thyrjen e embargos së naftës nga OKB-së për Serbinë etj. Komentet e Thaçit pasuan apelin e Berishës ndaj udhëheqësve të Luginës së Preshevës për të mos u bërë pjesë e lojerave politike në dëm të Kosovës.