Aktualitet

Sali Berisha paraqitet në SPAK, sulmon Altin Dumanin!

“Detyrimi për paraqitje” në kuadër të dosjes Partizani, Sali Berisha ishte në SPAK ku i la një mesazh kreut të këtij institucioni, Altin Dumani, ndërsa shkoi për të zbatuar vendimin e GJKKO-së për t’u paraqitur para oficerit gjyqësor.

Para se të paraqes para shqiptarëve një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës, unë dua të informoj se lashë këtë shënim në zyrat e Skap-it të partisë.

Amnisti elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i Altin Dumanit, shërbëtorit të Edi Ramës, i cili në fakt ndaj dhe kërkon që të shndërrojë kushtetutën në DumanKushtetutë.

Kurrë!

Berisha sulmoi edhe gjyqtaren Irena Gjoka:

Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysmë milionëshe, jo në një, por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë. Nga 2005-a, vit i dënimit të saj, të cilin e ka fshehur në kolektiv, bën të pavlefshëm absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut.

Sot në Gjykatën e Posaçme, GJKKO mbahet seanca paraprake për dosjen “Partizani”. Para nisjes së saj, një nga avokatët e liderit të PD-së, Sali Berisha, Klodiana Gjyzari tha se me vendimin e gjykatës së Janinës, është një provë që vë në dyshim ligjshmërinë e krijimit të gjykatës. Gjyzari paralajmëroi se do t’i drejtohen gjyqtares Davidhi me kërkesa të tjera lidhur me procedurën gjyqësore.

Çfarë do të thotë vendimi i Gjykatës së Janinës?

Dokumenti i ri mban datën 2 maj 2025. Ky dokument bazuar në praktikën e gjykatës së Strasburgut, në rastin e gjyqtarit Besnik Cani, vë në dyshim ligjshmërinë e krijimit të gjykatës. Gjykata e Strasburgut ka thënë se procesi është i cënueshëm nëse gjykata nuk është e formuar me ligj. Sipas ligjit të gjyqtarëve, ata duhet të deklarojnë çdo dënim penal dhe përbën shkak për ndërprerjen e mandatit. Eshtë siguruar në përputhje me ligjin nga një palë që cënohej nga vendimet gjyqësore. Ky dokument është siguruar përmes kërkesave administrative të zotit Beleri.

Më 28 prill, GJKKO-ja rrëzoi kërkesën e të akuzuarve për dosjen “Partizani”, lidhur me përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi. Vendimi u dha nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila argumentoi se nuk gjeti shkaqe të përligjura mbi kërkesat e avokatëve.

Tani, në seancën paraprake të radhës për dosjen “Partizani”, pra sot, pritet të vendoset kalimi ose jo për gjykim.