Live From Tirana

Sara Gjoka: “Më shkruajti Mahmut Orhan, kishte dhe të dashur…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë modelja Sara Gjoka, e cila është dhe pjesë e rubrikës “Trotuar” në “E Diell”, apo edhe në “Procesin Sportiv” në Top Channel. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj private, personazhet VIP të cilët kanë flirtuar me të, por po ashtu duke u ndalur edhe tek sherri i bujshëm i ndodhur mes saj dhe Xheneta Fetahut…

Ti ke qenë në koncertin e Mahmut Orhan, si ishte kjo eksperiencë? A pate kontakt me të?

Ishte eksperiencë shumë e bukur, unë e kam shijuar shumë, e kam ndarë edhe në rrjetet sociale. Mahmut ishte shumë ‘nice’, na dha një atmosferë shumë të bukur, jemi kënaqur shumë. Patëm pak kontakt në backstage, sepse unë isha në zonën e backstage-it. Kur kam bërë postime më mbrapa, i kam bërë ‘tag’, që dhe ai t’i shikojë e t’i bëjë repost. I pa dhe më ka shkruar, mirë që nuk dinte shqip se kishte dhe të dashur. Thjesht dha një koment të bukur për look-un dhe atmosferën që krijuam, sepse unë kam kërcyer shumë, e kam shijuar shumë, kam kërcyer sikur isha në një kampionat kërcimi, jo në koncert. Një formë flirtimi ishte, sepse asnjë djalë nuk shkruan kot nga hiçi. Unë i bëra ‘like’… Që të mos ia ktheja, por dhe të mos ia lija, thjesht i bëra një ‘like’.