Aktualitet

Seanca Parlamentare/Rudina Hajdari kërkon shpjegime për shembjen e Teatrit më 17 Maj

Sot në interpelancën në Kuvend me kryeministrin Rama për Teatrin të kërkuar nga Opozita, Rudina Hajdari i kërkoi shpjegime për shembjen e godinës më 17 Maj. Deputetja e akuzoi se kërkon të ndërtojë kulla dhe e pyeti Ramën se deri ku shkon për ta marrë truallin ku ngrihej Teatri. Më tej e krahasoi me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski duke parashikuar se do të ketë fatin e tij. Shefi i Qeverisë zgjodhi të citojë artistët që kërkojnë godinë të re dhe vuri në dukje se ai vetë i ka mbaruar fjalët për Teatrin e se nuk ka gjë për të thënë. Por, iu referua Robert Ndrenikës, Arben Derhemit, Luftar Pajës, Altin Bashës, Enver Petrovcit, Bruno Shllakut.