Aktualitet Politikë

Seanca plenare nis me replika mes Shehut dhe Manastirliut/ Deputeti Demokrat përballet në interpelancë me Ministren për çështjen e vaksinimit.

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në seancën e radhës plenare ku në rendin e ditës ishte parashikuar një interpelancë me Ministren e Shëndetësisë nga deputetit demokrat Tritan Shehu.

Shehu reagoi me kritika ndaj qeverisë Rama, ndërsa u shpreh se nuk janë treguar transparentë në procesin e vaksinimit. Gjithashtu ai shtoi se vendi është mbushur me vaksina kineze të pa certifikuara, duke bërë sipas tij në terma metaforizmi një “sallatë ruse” me vaksinat.

Strategjia e vaksinimi është nja nga pjesët më të rëndësishme të përballjes me Covid, për minimizimin e humbjes së jetëve apo pasojave sociale. Si edhe për minimizim e dëmit ekonomik, kjo po del dhe më shumë në plan të parë. Fatkeqësisht vendi ynë në gjithë këtë periudhë nuk pati strategji reale apo transparente. Nuk ka objektive të përcaktuara, por vetëm improvizime , mungesë profesionalizmi. Në fillim u tentua të mohohej strategjia e vaksinave. Kur ju thoni të përgatiteshit për moshën e tretë apo uljen e moshës së vaksinimit, bënit sikur nuk dëgjonit. Që nga kryeministri, Komiteti betoheshit se në Shqipëri do të përdoreshin vetëm vaksina të sigurta, ndërsa sot po e mbushni vendin me vaksina kineze të pa certifikuara dhe të pasigurta. Ju vazhdoni të bëni vetëm demagogji dhe na akuzoni ne, tha ai.

Në përgjigje të këtyre akuzave Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu tha se vaksinat e përdorura në vend nuk duhen vënë në dyshim pasi janë të gjitha të miratuara dhe efikase. Manastirliu deklaroi se falë përpjekjeve të kryeministrit Rama u arrit që personeli mjekësor të vaksinohej në kohë rekord. Gjithashtu ajo theksoi se deri në pranverë do të vaksinohet grupmosha mbi  16 –vjeç.

Falë përpjekjeve të kryeministrit dhe përfundimit me sukses të negociatave ne ia dolëm të vaksinojmë në kohë rekord personelin shëndetësor gjë që ndikoi fort në uljen e rrezikshmëria. Mësuesit gjithashtu morën vëmendjen tonë maksimale, falë instrumentit COVAX. Falë dozave të mbërritura nga ky instrument ne arritëm të vaksinonim mësuat, mbi 20 mijë prej tyre u vaksinuar në muajin mars. Po ashtu nisëm fushatën me grupet më të rriskuara. Që nga muaji korrik falë vaksinimit të hapur çdo qytetar ka pasur mundësi të marrë vaksinën kundër Covid. Plani ynë kombëtar u realizua me ekspertët më të mirë, tha Manastirliu.